Shumat që përfitojnë partitë politike pas zgjedhjeve, Kushtetuesja publikon vendimin e rrëzimit të kërkesës së aleatëve të Bashës

19/07/2021 17:10

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e rrëzimit të kërkesës së aleatëve të Lulzim Bashës për përfitimet financiare të partive politike.

Pesë partitë aleate të Partisë Demokratike kërkuan nga Kushtetuesja shfuqizimin e  ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar për mënyrën se si ndahen fondet për partitë e vogla.

Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës pretenduan shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor që përcakton se “për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Top Channel