Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë në mesin e protestave kundër vendimit të qeverisë për rregulla më të ashpra ndaj pandemisë së koronavirusit.
Njëra prej tyre, në juglindje të vendit, u vandalizua gjatë natës e iu vu flaka. Ditën tjetër, një klinikë në jugperëndim u shkatërrua pjesërisht. gjatë fundjavës, më shumë se 100 mijë vetë mbushën rrugët në mbarë Francën duke ngritur zërin ndaj masave që synojnë frenimin e infektimeve në rritje, e që përfshijnë dhe vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë si dhe paraqitjen e një certifikate shëndeti për të pasur qasje në shumicën e vendeve publike.
Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të virusit Corona. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta i virusit, i cili tashmë përbën pothuajse të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave. Por në disa zona të tilla si Pyrénées-Orientales, në kufirin me Spanjën, incidenca ka qenë shumë më e lartë, 211 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Top Channel