Jaeld Çela ka dërguar kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”
Në kërkesën e tij, Jaeld Çela kërkon nga gjykata konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit dhe zëvendësimin e masës së sigurisë.
Ndër të tjera, Jaeld Çela sqaron se kjo kërkesë vjen edhe nga fakti se vuan nga hernia fiskale lumbare dhe ka nevojë për fizioterapi e barna anti-inflamatore, regjim shtrate, injeksione selektive të rrënjëve të nervave me kortizonikë apo trajtim kirurgjikal. Në rast se këto trajtime nuk japin asnjë efekt, atëherë mundësia e vetme është ndërhyrja kirurgjikale.
Kujtojmë se ish drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela u vetëdorëzua vitin e kaluar. Ish zyrtari i lartë u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se Jaeld Çela, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe dy ish zyrtarët Sokol Bode dhe Gjergj Kohila akuzohen se ishin edhe pjesë e grupit të Habilajt që që mbillte drogë në Shqipëri dhe e transportonte me skafe në Itali.
Top Channel