I nxehti/ Gjashtë të mbytur në plazhet e Britanisë gjatë fundjavës (fotot)

19/07/2021 20:17
Kerkime per burrin e humbur ne liqenin e Wakefield

Grupet e shërbimeve të emergjencës në Britani dhanë sot paralajmërime të forta për rreziqet e banjës në lumenjtë e liqenet e vendit, teksa gjashtë njerëz kanë humbur jetën gjatë fundjavës duke u freskuar nga vala e të nxehtit.

Trupat e viktimave ishin nxjerrë nga rrjedha ose trupa të ndryshem ujorë në Manchester, Oxfordshire, Yorkshire, Derbyshire e Cumbria.

Dy njerëz të tjerë janë ende duke u kërkuar në liqenin Lake District në rajonin Yorkshire.

Plazhet dhe liqenet britanike janë mbushur me njerëz javët e fundit teksa vala e të nxehtit ka përfshirë vendin.

Kërkimet vazhdonin gjithashtu për një burrë në të 30-at që ishte parë pranë liqenit të Crummock Water dhe një tjetër që ishte parë në vështirësi teksa bënte banjë në liqenin  e parkut Pugneys në Wakefield.

Lee Heard, i grupeve të shpëtimit, tha se banja në trupa të pakontrolluar ujorë, e shoqëruar me motin e nxehtë mund të shkaktojë shokim nga uji i ftohtë.

“Ndryshimi mes temperaturë së ajrit dhe asaj të ujit mund të shkaktojë marrje të frymës … është e heshtur, e padukshme dhe vrasëse. Uji gjithashtu mund të ketë objekte apo mbetje të rrezikshme, rryma të forta apo ndryshime të papritura thellësie, që mund të kapin të papërgatitur edhe notuesit më të mirë”, tha ai.

Shërbimet e zjarrfikësve kanë dhënë paralajmërime të shumta teksa kërkuesit e banjës së diellit kanë vërshuar në kanalet, rezervuaret apo liqenet e vendit, mes motit aktual të nxehtë në Britani.

Të katër kombet e Britanisë (Angli, Skoci, Uells, Irlanda e Veriut) regjistruan në fundjavë ditën më të nxehtë të vitit dhe parashikimet thonë se kjo do të zgjasë për të gjithë javën.

FOTO GALERI
2/5
Nje 19-vjecar vdiq duke notuar ne molin Salford Quays

Top Channel