Pamjet/ 24-vjeçari del nga makina për të rrëmbyer të miturin, momenti kur nëna e frikësuar shpëton djalin 5-vjeçari

18/07/2021 08:36

Një person është arrestuar pasi u përpoq të rrëmbente një djalë 5-vjecar duke e futur në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të Nju Jorkut teksa djali po ecte me familjen e tij dhe 24-vjeçari doli me vrap nga makina për ta kapur dhe për t’ia mbathur.

Kamera e rrugës filmoi momentin kur nëna e djalit shpëtoi të birin duke e tërhequr nga dritarja e makinës.

Ajo ka qenë duke ecur nëpër rrugë me tre fëmijët e saj kur u përball me tentativën për rrëmbim gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Një grua e pranishme që dëgjoi të bërtiturat e nënës telefonoi policinë për të vënë në pranga 24-vjeçarin. Mediat e huaja bëjnë me dije se 5-vjeçari nuk ka pësuar dëme shëndetësore.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel