Më shumë se 3,61 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në botë

18/07/2021 01:21

Mbi 3,61 miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në gjithë botën, sipas shifrave të “Our World in Data” sot, një faqe interneti lidhur me Universitetin e Oksfordit që ndjek vaksinimin.

Kina kryeson numrin global me mbi 1,44 miliard doza, e ndjekur nga India me 399,7 milionë. Lista vazhdon kryesisht me vendet perëndimore, ku SHBA-ja ka administruar 336,6 milionë doza, Brazili 121,8 milionë, Gjermania 85,62 milionë, Britania 81,7 milionë, Japonia 66,71 milionë dhe Franca 63,17 milionë.

Turqia renditet e nënta në listë me mbi 62,57 milionë doza, e ndjekur nga Italia, Indonezia dhe Meksika. Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i dozave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.

Top Channel