Kanada/ 726 sulme seksuale të raportuara në ushtri në 5 vitet e fundit

18/07/2021 01:44

Gjithsej 726 sulme seksuale janë raportuar në ushtrinë kanadeze që nga viti 2016,.

Rrjeti Global News ka mësuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë se midis 1 prillit 2016 dhe 13 korrikut 2021, përmes zinxhirit ushtarak të komandës janë raportuar gjithsej 726 sulme seksuale.

“Numrat e raportuar duhet të jenë më të lartë në dy vitet e fundit. Megjithatë, kjo gjendje është në proporcion me atë se sa njerëzit ndihen të rehatshëm për t’i raportuar rastet”, tha Jessica Lamirande, zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare.

Top Channel