E gjuajti të dashurën me gurë dhe e hodhi nga shkëmbi/ 30-vjeçari pranon krimin: Ishte një moment i keq, shkova…

18/07/2021 14:28

Një 26-vjeçare humbi jetën në Greqi, pasi partneri i saj e hodhi nga shkëmbi.

Sot, në orët e para të mëngjesit, i dashuri i së ndjerës ka pranuar krimin në polici.
Unë e hodha në det! Çfarë bëra, ishte momenti i keq…“, ka rrëfyer ai.

Media greke raportojnë se, trupi i pajetë i të resë u nxor nga deti më 16 korrik, në zonën e Folegandros në Korinthos.
Sipas rezultateve të raportit mjeko-ligjor, vajza kishte dëmtime në duar, këmbë dhe shpinë, me sa duket nga rënia nga shkëmbinjtë, kur partneri i saj 30-vjeçar e shtyu me forcë.
Sipas autoriteteve, çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme kohët e fundit. Një debat i tillë ndodhi dhe të premten, teksa çifti kishte në makinë.

Si pasojë, 30-vjeçari ndali makinën, e ndoqi 26-vjeçaren nga mbrapa dhe më pas e hodhi në ujë, nga një shkëmb i lartë.

Mësohet se ai e ka goditur viktimën me gurë para se ta shtynte dhe ta hidhte në det. Megjithatë ai pretendon se më pas ai u zhyt në det për ta shpëtuar, por kur e gjeti pa ndjenja të renë, e braktisi dhe u largua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA