Rastet e reja me infeksionin e koronavirusit në Itali vazhdojnë të rriten, pasi shkalla e fundit e incidencës, e llogaritur gjatë shtatë ditëve, është rritur në një mesatare prej 19 rastesh të reja për 100 000 banorë në të gjithë vendin, krahasuar me 11 të mëparshmet.

”Më shumë infeksione u regjistruan veçanërisht tek të rinjtë”, sipas raportit të përjavshëm mbi situatën e koronavirusit, të përpiluar nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Por, në spitale, sipas ekspertëve, numri i pacientëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intensiv dhe njerëzve që shërohen nga infeksioni me virusin është lehtësuar.

Varianti më ngjitës, ai Delta, vazhdon të përhapet në Itali dhe pritet të përhapet shpejt. Për ta përmbajtur atë, duhet të përfundojnë më shumë vaksinime dhe të përfundojë procesi i plotë i vaksinimit.

Të premten, disa media raportuan një shpërthim të koronavirusit në një lokal në Romë gjatë finaleve të Kampionatit Evropian të futbollit. Dhjetëra njerëz thuhet se janë infektuar atje gjatë ndeshjes midis Italisë dhe Belgjikës, më 2 korrik.

Top Channel