Si u veshën demokratët në Kuvendin Kombëtar/ ‘Besnikë’ ndaj ngjyrës së partisë, mbizotëron bluja (Fotot)

17/07/2021 18:57

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mbajt ditën e sotme, ku anëtarët e Partisë Demokratike mbajtën fjalime në podiumin e ngritur.

Veç notave politike, në sy ranë edhe veshjet e demokratëve dhe demokrateve në një ditë të rëndësishme për partinë e tyre.

Mbizotëronte bluja ditën e sotme, ashtu si ngjyra si simbol e Partisë Demokratike ndër vite.

Grida Duma si në çdo dalje të saj publike sërish shkëlqeu e veshur në të kaltra me një palë pantallona të bardha, bluzë të bardhë e pantallona bojë qielli.

Edhe Albana Vokshi preferoi të vishej me një fustan blu të mbyllur dhe klasik.

Sërish blu preferoi të vishej edhe Jorida tabaku, me një bluzë të mbyllur të lirshme.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha preferoi një kostum të zi të kombinuar me këmishën e bardhë dhe kravatë blu.

FOTO GALERI
6/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA