Qipro: Luftanija turke gjuan të shtëna paralajmërimi ndaj patrullës tonë bregdetare (fotot)

17/07/2021 19:09

Një anije turke ka qëlluar dje të shtëna paralajmërimi ndaj një mjeti të rojës bregdetare të Qipros pranë portit të Kato Pyrgos, në veriperëndim të ishullit mesdhetar të ndarë mes dy vendeve.

Mediat qipriote thonin se të shtënat u regjistruan rreth orës 3.30 të mëngjesit, pak më në perëndim të linjës që ndan republikën e Qipros nga republika turke e Veriut të Qipros.

Ndërsa një zëdhënës i republikës turke të Qipros, mohoi incidentin për rrjetin Euronews: “Nuk ka pasur një incident të tillë. Eshtë gënjeshtër.”

Zëdhënësi i policisë qipriote Christos Andreou tha për rrjetin AFP se mjeti patrullues po kryente operacionet rutinë të mbikqyrjes në ujërat territoriale, për të parandaluar emigracionin ilegal nga Turqia.

“Mjeti turk u afrua nga veriu i ishullit. Ekuipazhi i tij me tre anëtarë i kuptuan qëllimet e mjetit turk dhe tentuan të shmangnin incidentet në portin e peshkimit në Kato Pyrgos,” tha zëdhënësi Andreou, duke shtuar se të shtënat u regjistruan rreth shtatë km larg portit.

Ishulli mesdhetar është i ndarë që kur Turqia pushtoi pjesën veriore në 1974 si një reagim ndaj një grushti të dështuar shteti në Qipro, të sponsorizuar nga Greqia.

FOTO GALERI
2/3
Një zëdhënës i republikës turke të Qipros, mohoi incidentin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA