Pandemia ‘e të pavaksinuarve’/ Shifrat në rritje në mesin e personave që refuzuan të vaksinohen

17/07/2021 15:29

Shpërthimi i COVID-19 në SHBA po shndërrohet në “pandeminë e të pavaksinuarve”, kështu është shprehur Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara .

Rochelle Valensky tha se disa shtete amerikane kanë rekomanduar qytetarët që të vendosin maskat sërish, për shkak të shqetësimeve për rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA gjatë javës së kaluar është rritur për 70 për qind, ndërsa pothuajse të gjitha shtrimet në spital dhe rastet e vdekjeve kanë të bëjnë më shumë me persona të pavaksinuar.

Nga ana tjetër në një studim të kryer nga studiues në shtatë universitete të Mbretërisë së Bashkuar, thuhet se të rriturit më të rinj, të infektuar me koronavirus dhe të shtruar në spital, kanë pothuajse gjasa të njëjta të vuajnë nga ndërlikimet sikurse pacientët mbi 50 vjeç.

Sipas gjetjeve, katër në dhjetë prej këtyre personave, të moshës 19 deri në 49 vjeç, kanë pasur probleme me veshkat, mushkëritë, zemrën ose organet e tjera, derisa janë trajtuar.

Sipas studimit, rreth gjysma e pacientëve të rritur kanë pësuar së paku një ndërlikim gjatë qëndrimit të tyre në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA