Një napolitan në Artkand/ Vepra është e autorit italian Francesco Mancini

17/07/2021 15:48

Artkand çeli episodin e 20 duke nxjerrë në ankand një vepër të piktorit napoletan Francesco Mancini-t Pa Titull, me përmasat 12×17 cm, vaj në karton me çmimin fillestar 3500 euro.

Francesco Mancini (1830–1905) dallohet për peizazhin nga rajonet e Italisë së Jugut. Peisazhet e tij të frymëzuara nga fshati dhe zakonet e rajoneve Abruzzi, Pulia dhe Kalabria u shoqëruan në këtë periudhë nga skenat e tij më në modë të jetës së qytetit të pikturuara gjatë qëndrimit të shpeshtë në Paris dhe Londër, të cilat gjetën favor të madh nga koleksionistët e kohës.

Ai mbante Urdhrin e Kurorës së Italisë.

Kjo vepër I është dhuruar familjes të cilën ne ja kemi marrë për në program, në Shkodër nga një prift katolik para se të mbylleshin kishat gjatë regjimit komunist, rreth viteve 1950.

Galera televizive prezantoi Studentët e Artit të Isuf Sulovarit, një vepër e vitit 1970, 1500 euro. Sulovari vlerësohet për stilin e tij të veçantë piktorik I ndikuar nga piktori kubist francez F.Leger

Myrteza Fushekati u risoll në program nëpërmjet këtij peizazhi. Është një penelatë e një profesionisti që ai ka dashur të prezantojë magjinë nëpërmjet errësirs. Duke e mbajtur me sfumatura të lehta dhe jo me kontraste të forta.

Qirjako Meniko përmbylli programin nëpërmjet një tjetër peizazhi me çmimin 1000- euro. Është një pikturë që qëndron mjaft mirë në çdo lloj koleksioni, në cdo lloj ambienti dhe kush nuk do të donte që të kishte një peizazh të piktorit Meniko, tipik mesdhetar, që evidenton dritën, thellësinë e planeve, lëvizjen koloristike.

Gelaria Artkand vjen çdo të shtunë në orën 14 në ekranin e Top Channel.

Top Channel