Më shumë se 20 vite në pushtet, Bashar al-Assad nis mandatin e 4 si president i Sirisë

17/07/2021 17:29

Lideri prej dy dekadash i Sirisë, Bashar al-Assad është betuar si President për të nisur mandatin e katërt shtatë vjeçar.

Assad kështu i bashkohet presidentit bjellorus Lukashenko , atij rus Vladimir  Putin dhe kancelares Angela Merkel si liderët më jetëgjatë të cilët kanë vite të tëra  në pushtet.

Përkatësisht Lukashenko është në mandatin e tij të 6 si president që nga viti 1994, ndërsa Putin në përfundim të mandatit të pestë që nga viti 2000 dhe Merkel po i jep fund karrierës si kancelare prej 17 vitesh.

Ndërkohë konfirmimi edhe për 7 vite të tjera në pushtet i Asad  pas zgjedhjeve të muajit maj nuk u prit mire  nga opozita që tha se zgjedhjet u manipuluan.

Assadi më 17 korrik u bëri thirrje sirianëve të kthehen në atdheun e tyre dhe i falenderoi personat që votuan për të.

Bazuar në rezultatet zyrtare të kundërshtuara, ai fitoi 95.1 për qind të votave në zgjedhjet e 26 majit.

Siria ndërkohë  është përfshirë nga një luftë civile që nga viti 2011 dhe gati gjysma e popullsisë të para luftës është zhvendosur ose ka ikur jashtë vendit.

Qeveria e Assadit është e mbështetur nga Rusia dhe Irani, të dy këto shtete që kanë dërguar forca ushtarake dhe ndihma të tjera për të gjatë konfliktit.

Assadi ka udhëhequr Sirinë nga viti 2000, pas vdekjes së babait të tij që e mori pushtetin përmes një grushti shteti në vitin 1970.

 

Top Channel