Mbretëria e Bashkuar e fut në listën e gjelbër, Bullgaria ndalon hyrjen e turistëve britanikë

17/07/2021 17:52

Britanikët janë ndaluar të udhëtojnë në Bullgari pas rritjes së rasteve të Covid-19.

Ndalimi hyn në fuqi të hënën, në një kohë kur Bullgaria, Kroacia, Hong Kong dhe Tajvani janë futur në listën e gjelbër të Mbretërisë së Bashkuar për të udhëtuar pa bërë karantinë.

Ballkani është një nga destinacionet më të pëlqyera nga turistët për shkak të çmimeve ekonomike.

Bullgaria shtoi Britaninë e Madhe në listën e zonës së kuqe bashkë me Qipron, Spanjën, Fixhin dhe Kuvajtin.

Më parë e kishte vendosur Mbretërinë e Bashkuar në zonën e saj të gjelbër që do të thotë se vizitorët lejoheshin nëse ishin vaksinuar plotësisht, ishin shëruar nga virusi ose kishin marrë një test negativ të covid.

Por pas njoftimit të ministrit të Shëndetësisë, Stoycho Katsarov, personat që kanë planifikuar të vizitojnë Bullgarinë nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të anulojnë udhëtimin e tyre.

Qytetarët e zonës së kuqe do të lejohen të hyjnë në Bullgari vetëm nëse janë shtetas bullgarë, profesionistë mjekësorë apo punëtorë sezonalë.

Lajmi vjen pasi numri i përditshëm i rasteve të reja të koronavirusit në Britani u rrit mbi 50,000 për herë të parë në gjashtë muaj.

Top Channel