Një burrë i njohur nga mediat amerikane si “Masakruesi i Hollywood” është dënuar sot me vdekje për vrasjen dy grave në vitet 2000.
Të afërmit e viktimave fshinin lotët kur gjykatësi i Los Angeles dha verdiktin për Michael Gargiulo.
22 vjecarja Ashley Ellerin, e 32 vjeçarja Maria Bruno, u qëlluan për vdekje me thikë prej tij, në shtëpitë e tyre në Kaliforni.
Gargiulo u kap kur një tjetër viktimë e mundshme, asokohe 26 vjeçarja Michelle Murphy, arriti t’i shpëtonte sulmit të tij.
Vrasësi gjithashtu arriti të largohen nga vendngjarja, por la pas një rrjedhë gjaku, prej së cilës u identifikua nga policia.
Zonjusha Murphy dëshmoi kundër tij në gjyq, teksa e përlotur tha se “kur kaloj natën vetëm, një botë frike krijohet për mua” edhe më shumë se një dekadë më vonë.
Gargiulo u dënua për dy vrasje dhe një tentativë vrasjeje në 2019, ndërsa vijon të pretendojë se është i pafajshëm.
Ai tashmë pritet në një tjetër gjyq në shtetin e Illinois, ku do të gjykohet për vrasjen e një vajze 18-vjeçare në 1993.
Vrasjet e Kalifornisë tërhoqën asokohe vëmendje globale pasi një prej viktimave, Ellerin natën e vdekjes së saj në shkurt 2001 do të dilte në takim me aktorin e njohur amerikan Ashton Kutcher.
Aktori dëshmoi në gjyq duke thënë se kishte shkuar në shtëpinë e Ellerin dhe kur ajo nuk ishte përgjigjur kishte parë nga dritarja ato që dukeshin si njolla vere në dysheme, para se të largohej.
Ellerin u gjet e vdekur të nesërmen me 47 plagë thike.
Gargiulo vrau gjithashtu zonjën Bruno, nënë e katër fëmijëve, në dhjetor 2005. Ajo ishte fqinje e Gargiulo, i cili e kishte masakruar me thikë teksa flinte, thanë prokurorët.
Ndërsa tre vjet më vonë, ishte zonja Murphy që u zgjua në shtëpinë e saj në Santa Monica teksa Gargiulo i kishte hipur sipër. Ai e kishte goditur me thikë por gruaja mrekullisht kishte arritur të shpëtonte.
Duke dhënë dënimin, gjykatësi Larry Paul Fidler tha: “Kudo që zoti Gargiulo shkonte, mbillte vdekje e shkatërrim.”
Top Channel