Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje shiu afatshkurta.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në mbi 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16°C në 32°C dhe në zonat e ulëta nga 19°C në 34°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:
Top Channel