Për njerëzit që shpresojnë, këto janë disa zakone që mund të bëni për të rritur shpresat
Festat për futbollistin italian Marco Verratti, vazhdojnë njëra pas tjetrës.
Pasi skuadra italiane triumfoi në “Euro 2020”, futbollistët u mirëpritën me entuziazëm në Itali.
Ndërsa, disa ditë më vonë, Verratti u kurorëzua me modelen Jessica Aidi.
Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Paris, të rrethuar nga familja dhe miqtë e tyre. Aidi u shfaq me një kostum të bardhë me dantellë plot elegancë, në vend të fustanit klasik të dasmës.
29-vjeçarja u pa për herë të parë me babanë e dy fëmijëve, Verratti, 28 vjeç, në Grand Prix të Monakos në vitin 2019, vetëm disa muaj pasi futbollisti i PSG-së njoftoi divorcin e tij nga gruaja Laura Zazzara.
Në ceremoni ishin dhe dy fëmijët e Verrattit, Tomasso dhe Andrea.
Çifti u deklaruan për herë të parë publikisht në tetor të vitit 2019, kur ata u ulën së bashku në rreshtin e parë gjatë një shfaqje të modës në Javën e Modës në Paris.
Top Channel