Merr terrenin që la Huawei/ Xiaomi lë prapa Apple për shitjet globale

16/07/2021 19:59

Grupi kinez i teknologjisë Xiaomi ka lënë prapa Apple për herë të parë në shitjet globale, duke u bërë kështu shitësi i dytë më i madh në botë i aparatëve celularë në tremujorin e dytë të vitit.

Pozicioni i ri vjen falë rritjes së shitjeve në Amerikën Latine, Afrikë dhe Evropë, sipas shifrave të firmës kërkimore Canalys.

Kompania me bazë në Pekin ka tashmë 17% të tregut global dhe renditet e dyta pas Samsung, që zotëron 19% të tregut. Apple qëndron në vend të tretë me 14%, e ndjekur më pas nga grupet Oppo dhe Vivo, secila me 10% të tregut.

Në pesëshen më të mirë bie në sy mungesa e Huawei, marka më e madhe e smartfonëve në Kinë, e cila prej gati dy vitesh është subjekt i sanksioneve ekonomike nga SHBA.

Pjesën më të madhe të suksesit për Xiaomin e mban shitja e aparatëve celularë, me çmime mesatarisht 40-70% më lirë krahasuar me rivalët.

Kompania ka shënuar rritje të fitimeve gjatë tremujorit të parë të 2021. Gjatë kësaj kohe, fitimet u rritën me 260%, një shifër kjo që i vjen përshtat objektivit të kompanise për të shitur 200 milionë smartfonë në vit.

FOTO GALERI
2/3
Kompania me bazë në Pekin ka tashmë 17% të tregut global dhe renditet e dyta pas Samsung, që zotëron 19% të tregut. Apple qëndron në vend të tretë me 14%

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA