Presidenti turk Erdogan shënon 5-vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Ankara (fotot)

15/07/2021 19:40

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vendoste sot një kurorë në memorialin e viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi të 15 korrikut 2016.

Atë natë, një fraksion rebel i ushtrisë u përpoq të merrte kontrollin e vendit duke përdorur avionë e tanke për të marrë ndërtesat qeveritare.

Rreth 250 njerëz u vranë, duke përfshirë të paktën 24 komplotistë. Rreth 2,000 të tjerë u plagosën në kaosin që pasoi, kur Erdogan kerkoi të dalin në rrugë mbështetësit e tij, të cilët iu përgjigjën thirrjes duke neutralizuar komplotistet.

Prej asaj nate të pafat, pasojat e grushtit të shtetit ndjehen kudo në Turqinë e reformuar, si në arsim, gjyqësor dhe qeverisje.

Fushata e shtypjes dhe përndjekjes së anëtarëve të puçit ka shtuar besimin te presidenti dhe konsoliduar më tej pushtetin e Erdogan që prej ardhjes në pushtet në 2003.

Por gjithashtu kjo ka komplikuar marrëdhëniet me aleatët perëndimorë të vendit, duke zbehur klimën e investimeve.

FOTO GALERI
5/7
Erdogan kerkoi të dalin në rrugë mbështetësit e tij, të cilët iu përgjigjën thirrjes duke neutralizuar komplotistet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA