Koncert në kalanë e Beratit/ Muzikë barok për publikun e moshave të treta e personat me aftësi të kufizuar

15/07/2021 18:07

Nën vezullimin e yjeve, në Berat u organizua një koncert Vox Baroque.

Eventi u mbajt në Kalane e Beratit, ku mernin pjesë Sopranoja Ulpiana Aliaj, Jusuf Beshiri në piano, në kitare Deniz Bizhga, dhe në violinçel Arben Skënderi. Koncerti kishte për qëllim argëtimin e moshave të treta dhe personave me aftësi ndryshe.

Koncerti jonë u organizua nga instituti i kërkimeve urbane në kuadër të projektit turizëm për të gjithë, ku ka për qëllim për personat me aftësi ndryshe, personat e moshuar të arijne të mundesojne monumentet e kulturës të përfshihen në aktivitete sociale si të gjithe ne të tjerët“, u shpreh Drin Nushi, drejtuesi i projektit Turizëm for All.

Ndërkohë, bashkia Berat premtoi se do të vërë në zbatim një projekt për sinjalistiken që këta persona të kenë mundësinë të vizitojnë Kalanë e Beratit.

“Projekti kërkon disa ndërhyrje në kalanë e Beratit nëpërmjet rampave apo sinjalistikave specifike që këta persona t’i arijnë si gjithë ne të tjeret të kenë mundësi përveç problematikave të shumta që kanë, të kenë momente të ditës dhe të mendojnë dhe për gjëra të tjera për argëtimin dhe për kulturën”, tha Nushi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA