Modelja e stërvitjes në rrjet vdes pas operacionit për të reduktuar djersitjen në sqetulla (fotot)

14/07/2021 16:06

Një modele e njohur në rrjetin Instagram ka humbur jetën pas një procedure të dështuar mjekësore për të reduktuar djersitjen e vazhdueshme në sqetulla.

23 vjeçarja Odalis Santos Mena, e cila postonte rregullisht përmbajtje online, raportohet se kreu operacionin në një klinkë të paliçencuar, para se të humbiste jetën të mërkurën e 7 korrikut.

Sipas raportimeve në Meksikë, vajza kishte shkuar në klinikën SkinPiel në Guadalajara pasi ishte kontaktuar për të kryer procedurën “inovative” MiraDry për reduktimin e djersitjes në sqetulla.

Sipas raportimeve trajtimi funksionon duke hequr gjendrat e djersës me anë të nxehtësisë, dhe gjithashtu premton reduktim të erës trupore dhe qimeve të sqetullës.

Odalis, e cila kishte 146 000 ndjekës në rrjet kishte promovuar trajtimin dhe në faqen e saj, duke siguruar se ishte i thjeshtë dhe i sigurtë.

Por pas procedurës ajo kishte humbur jetën prej një arresti kardiak.

Një hetim është hapur nga policia vendase.

Raportimet sugjerojnë se stërvitësja e re e Instagram vdiq nga neglizhenca pas procedurës së kryer nga “jo-profesionistë.”

Si pjesë e praktikës, raportohet se gruaja kishte marrë anestezinë nga një punonjës që nuk ishte trajnuar kurrë si anestetist.

Odalis kishte pësuar arrest kardiak disa minuta pas anestezisë, dhe përpjekjet e mjekëve për ta risjellë në jetë kishin dështuar.

Modelja njihej për regjimet rigoroze të stërvitjes dhe merrte pjesë shpesh në konkurrime ‘body-building’.

Ajo ishte duke studiuar për “shkenca të ushqyerjes” dhe ishte në një marrëdhënie me nutricionistin e njohur vendas Victor Gomez Carreno.

FOTO GALERI
3/7
Vajza kishte shkuar në klinikën SkinPiel në Guadalajara pasi ishte kontaktuar për të kryer procedurën “inovative”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA