Lule, ngjyra verore dhe shapka/ Çfarë preferuan të vishnin demokratët në mbledhjen e selisë (Fotot)

14/07/2021 12:37

Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të ndryshojë statutin e partisë, ndërsa ditën e sotme anëtarët janë mbledhur në selinë blu për t’i diskutuar.

Ata kanë parakaluar para godinës së selisë, ndërsa është vënë re veshja e tyre verore me ngjyra të hapura dhe lule.

Jorida Tabaku zgjodhi të paraqitet në mbledhjen e sotme me pantallona klasike ngjyrë pudër dhe një bluzë gri duke i kombinuar me shapka me takë.

Grida Duma, e cila njihet për veshjet e saj në të njëjtën linjë me modën e fundit zgjodhi të shkonte me një bluzë të zezë dhe fund me bel të lartë dhe të ngushtë me lule.

Kreu i partisë, Basha nuk kishte dalë nga linja e tij e përhershme, ndërsa preferoi të paraqitej me një këmishë me vija, xhaketë blu dhe pantallona bezhë.

Basha dukej i buzëqeshur, ndërsa ishte shumë i zënë duke komunikuar me telefonin e tij.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA