Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditura masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mërkurën, është bërë e ditur se grumbullimi i njerëzve në hapësira të mbyllura, do të mund të bëhet duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të hapësirës.
Në hapësirat e jashtme, organizimet lejohen duke shfrytëzuar 70 për qind të hapësirës.
Ministria e Shëndetësisë, ka marrë vendim për lejim të mbajtjes së ahengjeve deri në orën 01:00 me jo më shumë se 300 të ftuar.
Klubet e natës po ashtu do të mund të punojnë deri në 01:00 me 50 për qind të kapacitetit në ambiente të brendshme dhe 70 për qind të ambiente të jashtme.
Bizneset e gastronomisë, do të mund të punojnë në orarin 05:00 – 23:00, duke shfrytëzuar 50 për qind të hapësirës, ndërsa në fundjavë në orarin 05:00 – 00:00.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, për të shmangur përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vjeshtë, për shkak të përhapjes së varianteve të reja në këtij virusi.
Top Channel