Çiftit britanik 63 e 64 vjeç, i refuzohet hyrja në Maltë prej vaksinës AstraZeneca në version indian, të paliçencuar në BE (fotot)

14/07/2021 15:40
Malta dhe Franca kanë sugjeruar se nuk e pranojnë.

Një çift britanik janë ndaluar të hyjnë në Maltë për të takuar djalin e tyre pasi pa e ditur u ishte dhënë në Britani një version indian i vaksinës AstraZeneca të koronavirusit.

Steve e Glenda Hardy, të cilët kishin marrë vaksinën në mars, u ndaluan të merrnin avionin nga stafi i agjencisë turistike TUI, në aeroportin e Manchester.

Çifti i dalë në pension nga Hull, po shkonin për të vizituar djalin e tyre në Maltë, por agjencia evropiane e mjekimeve EMA nuk e njeh vaksinën e prodhuar nga Instituti Serum në Indi, edhe pse është po aq efektive sa dhe dozat e AstraZeneca të prodhuara tjetërkund.

Si rezultat i kësaj vaksina nuk pranohet nga sistemi i BE për Çertifikatën Dixhitale të Covid, që lejon udhëtimin pa pasur nevojë për karantinë apo testime të mëtejshme.

Disa vende evropiane janë zotuar të pranojnë injeksionin por Malta dhe disa vende të tjera nuk pranojnë të presin njerëzit e injektuar me të.

Dhjetë vende të BE – Spanja, Greqia, Austria, Holanda, Estonia, Gjermania, Slovenia, Islanda, Zvicra e Irlanda, kanë thënë se nuk do të refuzojnë vizitorët britanikë me vaksinë të tillë.

Malta dhe Franca kanë sugjeruar se nuk e pranojnë.

Këshillat e udhëtimit në rrjetin evropian të sigurisë sugjerojnë se versionet e ndryshme të vaksinave njihen nga sistemi prej numrave serialë në kartën e të injektuarit.

FOTO GALERI
2/5
Ministri britanik i transportit Grant Shapps tha se ata qe kane marre vaksinen e prodhuar ne Indi nuk duhet te ndalohet te udhetojne

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA