Vrasja nga të afërmit e saj e një vajze 18-vjeçare që refuzoi rekomandimin për t’u martuar me kushëririn, ka sjellë zemërim në qytezën Hasakah dhe përçmim në rrjetet sociale.
Në mediat vendase kanë qarkulluar disa pamje të rënda ku shihen një grup burrash që vrasin 18 vjeçaren Eida al-Hamoudi.
Në videon tepër të rëndë për t’u publikuar, grupi i meshkujve shihen që e tërheqin vajzën në një shtëpi të braktisur. Ata ulërasin brohorima për hakmarrje, për largim të çnderimit e turpit. Vajza rrjedhimisht shtyhet përtokë dhe qëllohet me armë teksa lutet për jetën e saj. Ajo vritet për të ruajtur nderin.
Burime nga provinca e Hasakah thanë se Hamoudi u vra pasi kishte refuzuar martesën me kushëririn dhe ishte larguar me një djalë që donte. Ajo ishte ndjekur nga anëtarët e fisit dhe u vra në një shtëpi të braktisur në al-Malikiyah.
Burimet thonin se djali me të cilin ajo ishte larguar i kishte kërkuar familjes dorën e saj për martesë, por kërkesa ishte refuzuar.
Sipas zakoneve tribale, familjarët kanë të drejtë të zgjedhin partnerët e martesës së vajzave.
Aktivistë të mediave sociale media kanë nisur lëvizje duke kërkuar ndjekjen e dënimin e përgjegjësve të vrasjes.
Duke dënuar krimin e rëndë, ekspertja ligjore Yasmine Benshi shkruante në një postim: “Ata e vranë me gjakftohtësi, me pretekstin e larjes së turpit dhe ruajtjes së nderit. Ishin rreth 20 burra e madje dhe një grua. Me ta ishte dhe kushëriri me të cilin ajo refuzoi të martohej, shin babai dhe vëllezërit e saj. Ishin burra që vrasin gjakun e mishin e tyre, zakonet e traditat po tejkalojnë fenë”.
Limar Ibrahim, aktivistja siriane me bazë në Suedi, tha: “Arsyeja për vrasjet e nderit është kaosi dhe mungesa e sigurisë në Siri. Ato janë një kombinim motivesh tribale, politike, patriarkale, sociale e fetare, që nxisin vrasjen e grave në pretekstin e mbrojtjes së nderit. Nderi ka më shumë vlerë se jeta e një gruaje”.
Top Channel