ISHP pranon se në Shqipëri janë duke qarkulluar mutacione të koronavirusit, por pritet të konfirmohen nga laboratori në Berlin nëse janë “Delta” apo mutacione të tjera.
Koordinatorja e survejancës laboratorike në ISHP, Iris Hatibi deklaron se në mostrat që testohen cdo natë, një numër i vogël i rasteve pozitive ka rezultuar ndryshe, çka jep indicie për prani të mutacioneve.
Por e pyetur në lidhjen me rastin që Top Channel zbuloi se kishte hyrë me “Delta” në territorin shqiptar një ditë para se t’i vinte përgjigja nga laboratori anglez, Hatibi thotë se ISHP nuk është në dijeni.
Por mesa duket nuk funksionon sistemi alertit ndërmjet institucioneve tona, pasi ky person u karantina dhe njoftoi autoritetet tona shëndetësore për të testuar kontaktet e tij më të afërta.
Top Channel