Në një pishinë historike të Milanos, Banji Misteriozi u mbajt një nga ngjarjet më të rëndësishme për artin dhe kulturën italiane.
Eventi që pritej me padurim nga artistët dhe artdashësit u zhvillua të hënën nga trupa e baletit La Scala.
Drejtori i La Scala-s, Manuel Legris thotë se interpretimi i jashtë La Scalas i jep mundësinë të njihen me audienca të reja.
“Për mua është një kënaqësi e veçantë sepse La Scala frekuentohet nga një lloj i caktuar audience, ndërsa këtu takojmë një publik të ri. Është e rëndësishme për të kemi mundësinë për të kontaktuar audiencat që nuk do të vijnë në La Scala ose që nuk do të shohin një shfaqje baleti. Në vend të kësaj, ata vijnë këtu, para së gjithash sepse hyrja është falas”, u shpreh drejtori i La Scala-s, Manuel Legris.
Ndërsa, balerina Vittoria Valerio e sheh këtë event si një mundësi shumë të mirë për të përjetuar sërish kontaktin me spektatorët.
“Ky vit, ka qenë shumë i vështirë, ne kemi regjistruar shfaqje por pa ndonjë audiencë. Na mungoi ngrohtësia e publikut, e cila është shumë e rëndësishme për ne. Ata na japin kaq shumë adrenalinë, pasion dhe dëshirë për të kërcyer“.
“Jam e kënaqur me këtë iniciativë nga La Scala, sepse u jep njerëzve si unë, të cilët nuk kanë biletë për në La Scala, mundësinë për të marrë pjesë në një shfaqje kaq prestigjoze”,
Top Channel