Krokodili 5m i gjatë ecën ‘serbes’ para lojtarëve në fushën e golfit në Meksikë (fotot)

13/07/2021 21:51
Çifti ishin duke udhëtuar me makinat elektrike të golfit me miqtë Alli e Barrett Hartman, kur gjetën krijesën e frikshme në mes të fushës

Këto janë momentet e pabesueshme kur një krokodil rreth 5 metra i gjatë ecte me nge përmes një fushe golfi në Meksikë.

Në pamjet e postuara nga disa pushues shihet bisha gjigante që ecën qetësisht në rezortin luksoz të golfit Dreams Playa Mujeres në Cancun, i filmuar nga pushuesja Stacie Miller, që ishte me pushime me të shoqin Ryan e disa miq.

Çifti ishin duke udhëtuar me makinat elektrike të golfit me miqtë Alli e Barrett Hartman, edhe ata nga Arizona, kur gjetën krijesën e frikshme në mes të fushës më 5 korrik.

Krokodilët konsiderohet më agresivë se kushërinjtë e tyre amerikanë, aligatorët. Këta të fundit janë më të vegjël dhe sulmojnë vetëm kur provokohen, ose kur kërkojnë gjah më të vogël se vetja.

FOTO GALERI
1/3
Këto janë momentet e pabesueshme kur një krokodil rreth 5 metra i gjatë ecte me nge përmes një fushe golfi në Meksikë.

Top Channel