Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ishte sot i ftuar në emisionin “Top Talk” me Denis Dyrnjajan, në Top Channel, ku ka folur për protestat e mjekëve në spitalin e Traumës në tiranë, pas arrestimit të dy kolegëve të tyre, nën akuzën e ryshfetit.
Vasili tha se në asnjë mënyrë nuk mund të ketë një ligjërim të bakshishit, por një rregullim të shpërblimit, ndërsa shtoi se dy zgjidhjet për këtë problem janë rritja e sigurimeve shëndetësore dhe kthimi i autonomisë në spitale.
Vasili: Këtu kemi të bëjmë me një problem madhor që është shpërblimi i mjekësve, shpërblehen apo jo si duhet për punën që bëjnë. Jo nuk shpërblehen si duhet sepse punojnë në një sistem të vështirë.
Nuk mund të ketë një ligjërim të bakshishit. Ka një rregullim të mekanizmit të shpërblimit. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që do ta shpikim ne, por modele ka plot.
Në momentin aktual ajo që kishim paralajmëruar sistemi universal është i dështuar totalisht. Kthimi në sistemin që realisht ekziston por i është veshur kjo, pra në sistemin miks, ku bashkëpagesa për çështje të caktuara detyrohet që edhe i sëmuri paguan, por nuk paguan bakshish, por për një shërbim që kërkon edhe kontributin.
Sistemi i shëndetësisë falas, nuk funksionon. Ne nuk e kemi kritikuar qevrinë në mënyrë malinje që nuk funksionon.
Dyrnjaja: Ne paguajmë sigurime shëndetësore, kjo kuotë është e pamjaftueshme?
Vasili: Tërësisht e pamjaftueshme. Dhe problemi qëndron këtu, kthimi në një sistem normal, rritja në kuptimin proportional të sigurimeve shëndetësore. Për çfarë e them këtë gjë? Sepse kemi sigurimet shëndetësore më të ulëta në rajon, Veten s’mud ta gënjejmë më. E kam mbrojtur vetë këtë gjë dhe çështja është këtu, paguajmë sigurime pak më të larta dhe nuk kemi detyrime të tjera, apo duam të kemi në dukje sigurime të ulëta dhe të futemi në këtë logjikë të bakshisheve dhe të një loje pa fund.
E dyta që ka shumë rëndësi është autonomia e sistemit. Sistemi spitalor është i pri që hyn në këtë lloj krize sepse niveli specialistik është më i lartë dhe pretendimet për t’u paguar më shumë është legjitim. Çarja te autonomia dhe futja e konceptit spitali ndërmarrje.
Më tej Vasili sqaroi edhe nëse ata që kanë një rrogë mesatarisht 40 mijë lekë të rinj duhet të paguajnë apo jo më shumë sigurime shëndetësore, në mënyrë që të përfitojnë shpërblim të specializuar shëndetësor.
Dyrnjaja: Kemi një shtresë popullsie shumë të gjerë që marrin të ardhura rreth 40 mijë lekë në muaj. Si do bëhet me këta do paguajnë më shumë?
Vasili: Ligji dhe reforma e kishte shumë të qartë qëndrimin drejt tyre. Financimi shëndetësor këtë pjesë e mbulon, por nuk mbulon atë pjesë që ose për fat të keq nuk paguajnë fare,ose i paguajnë shumë të ulëta sigurimet shëndetësore. Kjo shtresë është ngarkesë e çdo sistemi të tillë.
Dyrnjaja: Po riskoj që të flas për ‘Ne’ atë që unë përfaqësoj, pagesat që ne marrim. Ne jemi dakord të paguajmë diçka më shumë nga pikëpamja e sigurimit shëndetësor, por të na kthehet shërbimi.
Vasili: Kjo është hipotezë jo profesionale e jotja. Edhe Europa që ne e adhurojmë shumë ka vepruar duke prerë gjymtyrët deri sa ligji të funksiononte.
Top Channel