Kanalet në zonën e ish-Kënetës dhe Porto Romano vatër ndotjeje/ Miratohet projekti i rehabilitimit

12/07/2021 14:08

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje jashtë radhe, me mjetet e komunikimit elektronik, ku ka hapur dritën jeshile për sistemimin e infrastrukturës së rrjetit të kanaleve të ujërave të larta në Porto Romano dhe ish-kënetë, që janë kthyer prej vitesh në vatra ndotjeje për banorët e këtyre zonave.

Këshilli ka miratuar kërkesën e bashkisë për nisjen e projektit me objekt “Studim e projektim të rehabilitimit të infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romano-Kënetë dhe sistemimi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit Durrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA