Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca për korrupsion.
Aleanca kërkon nga SPAK, Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh, z. Luigi Soreca dhe Erion Veliaj për kryerjen e veprave penale“Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 259/a i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
“Në vijim të betejës tonë ligjore për të vënë drejtësi për Teatrin, duke besuar se mosreagimi i SPAK deri më tani, nuk ka ardhur për shkaqe të tjera që lidhen me zyrtarët e lartë por si pasojë e ngarkesës me dosje të shumta, vim para Jush sot me një kallëzim të ri kundër ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë z. Luigi Soreca si dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, akuzuar nga ne për konsumimin e veprave penale si “Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 259/a i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, të gjitha të kryera në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas parashikimeve të nenit 25 të Kodit Penal”, shkruhet në dokument.
Dokumenti i kallezimit në SPAK të Soreces dhe Veliajt
Top Channel