Vrasësi masiv i Norvegjisë kërkon të fitojë miliona duke kthyer jetën e tij në film (fotot)

10/07/2021 21:48

Vrasësi masiv, radikal i djathtë Anders Breivik është duke tentuar të fitojë disa milionë euro ashtu si dhe famë, teksa tenton të shesë të drejtën e kthimit të jetës së tij në një film, raporton tabloidi britanik The Sun.

Dhjetë vjet pas masakrës së tij ndaj të rinjve e adoleshentëve në kampin e pushimit të partisë socialiste në pushtet, ku mbetën të vdekur 77 njerëz, shfarosësi raportohet se ka dërguar dhjetra letra për producentët duke iu lutur për të treguar historinë e tij.

Vrasësi masiv 42-vjecar raportohet se shkruan dhjetra faqe në ditë në ditarin e tij të burgut, teksa ka përfunduar një autobiografi dhe një skenar filmi, si dhe dërgon ftesa për t’u intervistuar në burg, pa asnjë pendesë për dhjetra jetët e reja që ai preu në mes.

Një burim i burgut tha për mediat vendase: “Adhurimi i Breivik për famën, paratë dhe lirinë është një ofendim i rëndë për viktimat dhe familjet e tyre”.

“Breivik jeton në burgun Riley dhe nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet e tij të djallëzuara. Por ai tashmë duket se kërkon të frymëzojë të tjerë, teksa beson në një revolucion fashist”.

Breivik është dënuar me 21 vjet burg por po tenton të aplikojë për liri me kusht.

Megjithse shijon një jetë komode në apartamentin me tre dhoma, studio dhe palestër në burgun e Skien, ai dërgon rregullisht letra ankesash për shefat e burgut.

Ai kërkon produkte më cilësore të kujdesit personal, dhe ankohet se shumë herë vaktet e tij të ngrënies janë të ngrohura me mikrovalë.

Biografja Asne Seierstad, e cila ka shkruar një libër për Breivik, thotë: “Ai nuk ka treguar kurrë pendesë, por dëshiron vetëm një skenë për shpërndarë mendjen dhe mesazhin e tij, si dhe për të fituar më shumë mbështetës.”

Breivik u bë një nga vrasësit masivë më famëkeqë në botë, kur më 22 korrik 2012 kreu i vetëm dy sulme vrasjesh masive.

Fillimisht ai vendosi bombë në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin Oslo, e cila ishte në fakt vetëm një largim i vëmendjes.

Pastaj ai udhëtoi në kampin e pushimit të partisë laburiste në pushtet në ishullin Utoya, ku vrau me armë zjarri 77 viktima, shumica adoleshentë.

Breivik, i cili ka ndryshuar emrin në Fjotolf Hansen, jeton në një “qeli” me tre dhoma në burg, një për të fjetur, një për të studiuar dhe një për të bërë stërvitje fizike.

FOTO GALERI
4/9
Burgu i Skien ku vrasesi ankohet per kushtet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA