Gruaja burgoset përjetë për vrasjen e burrit pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht fëmijët e saj (fotot)

10/07/2021 17:16

Një bashkëshorte është burgosur përjetë në Britani pasi hodhi lëng të zier mbi burrin e saj, kur dëgjoi akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijët e saj.

59 vjeçarja Corinna Smith, sulmoi për vdekje bashkëshortin 80-vjeçar Michael Baines teksa flinte, në shtëpinë e tyre në Wirral, në veri të Britanisë më 14 korrik të vitit të kaluar.

Sulmi e la burrin e saj të 38 viteve me djegie në 36 përqind të trupit. Gruaja kishte përzier ujë të valuar me sheqer dhe e hodhi mbi të.

Zoti Baines vdiq pas pesë javësh në spital, më 18 gusht.

Smith, e njohur gjithashtu si Corinna Baines, u dënua sot me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 12 vjet prapa hekurave nga gjykata e Chester.

Një ditë para sulmit, Smith përshkruhej se kishte qenë shumë e mërzitur për zhurmat që qarkullonin, të cilat ajo besonte se ishin të vërteta.

Në gjykatë u tha se bija e Smith i tregoi se prej vitesh bashkëshortii saj abuzonte seksualisht me të dhe me djalin e saj, shkruan e perditshmja lokale Liverpool Echo.

Djali i saj Craig kishte vrarë veten në vitin 2007 pas një periudhe të trazuar, kur kreu burg për një sulm fizik. Ai i kishte thënë nënës se buri që sulmoi ishte një pedofil, që e kishte abuzuar seksualisht.

Ditën e incidentit, Smith, e cila gjithashtu kujdesej për të shopin mbushi një kovë të kopshtit me ujë të valuar dhe e përzieu me rreth 3 kg sheqer.

Teksa Baines flinte në shtrat ajo i hodhi përzierjen mbi krahë e gjoks dhe më pas doli nga shtëpia.

Gruaja kishte trokitur më pas në shtëpinë e fqinjit duke i thënë: “E kam lënduar shumë, më duket se e vrava”.

Policia erdhi në vonë në adresë dhe gjetën Baines në dhimbje prej të djegurave të rënda.

Ai kishte qëndruar më pas disa javë në njësinë e djegieve në spital derisa vdiq më 18 gusht.

Pas dhënies së dënimit për Smith, gjykatësja Amanda Yip, tha: “Ti nuk arrije të kapërdije gjithçka, por bëre lidhjen mes asaj që djali yt të kishte thënë para se të vdiste, dhe asaj që po the thoshte bija jote.”

“Ti ishte e tronditur nga mendimi i asaj që i ishte bërë fëmijëve të tu.”

Prokurori Mark Rhind, tha: “Veprimet e saj ishin të qëllimshme. Megjithse përshkruhej e trazuar nga ajo që kishte dëgjuar, provat tregojnë se ajo kishte kontroll të vetes dhe veproi për hakmarrje ndaj asaj që besonte se Michael kishte bërë”.

FOTO GALERI
3/4
Në gjykatë u tha se bija e Smith i tregoi se prej vitesh bashkëshorti i saj abuzonte seksualisht me të dhe me djalin e saj

Top Channel