Këto ditë të nxehta korriku të gjithë pak a shumë kemi kërkuar ambiente të freskëta për t’i shpëtuar vapës. Dhe një hapësirë të tillë sapo na e tregoi Bora Zemani, e cila zbulon për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, një oaz të vërtetë qetësie dhe freskie në kryeqytet.
Bëhet fjalë për instalacionin më të ri të vendosur përbri godinës së Bashkisë së Tiranës, ku nuk mungon gjelbërimi, freskia, por edhe tingujt e vërtetë të natyrës.
Nëse kalon në këtë “tunel”, vetja të duket sikur hyn në një pyll tropikal, e dekoruar me gjelbërim natyral, lule e pemë të ndryshme, teksa të shoqërojnë edhe cicërimat e zogjve dhe freskia.
Dhe një oazi të tillë freskie nuk i ka shpëtuar as bukuroshja e ekranit, e cila ka publikuar pamjet nga momentet e kaluara brenda këtij instalacioni.
Top Channel