5 vjeçarja gjendet mrekullisht në ishullin tropikal pasi u zhduk gjatë lundrimit 50km më larg

10/07/2021 16:43

Një vajzë pesë-vjeçare është gjetur mrekullisht e gjallë në një ishull të largët mbrëmjen e djeshme pasi ishte zhdukur për 36 orë.

Australiania Lilycae Kilvert, e cila jeton në Bougainville, Papua New Guinea, ishte nisur nga kryeqyteti i vendit Buka, ishte nisur me një barkë bananesh me gjyshen e saj, qenin dhe 11 persona të tjerë.

Barka lundronte drejt ishullit të Nissan ne zonen e Paqesorit ne Veri te Australise, kur u nis mëngjesin e të mërkurës, por nuk arriti kurrë në destinacionin e saj.

Vetëm mbremjen e të enjtes babai i Lilycae mësoi lajmin për zhdukjen e barkës.

Zoti Kilvert, i cili ka një servis barkash në Bougainville nisi të përgatiste barkën e tij për të kërkuar të bijën, kur mori lajmin se barka ishte gjetur 50km larg destinacionit të saj, në një ishull të largët.

I gjithë grupi i udhëtarëve, përfshi dhe Lilycae, u gjetën shëndoshë e mirë.

Kilvert tha se ai dhe e shoqja, Imelda, qanë “lot lumturie” kur morën lajmin e mirë.

“Jemi shumë të lumtur. Ne do të shkojmë të marrim Lily për ta sjellë përsëri në shtëpi,” tha ai.

Zoti Kilvert, i cili ka jetuar në ishull prej 30 vjetësh, paralajmëronte se ujërat përreth mund të jenë shumë të rrezikshëm, me thellësi deri në 4 km në disa vende.

“Në këtë zonë ka një seri vullkanesh nënujore të cilët mund të shkaktojnë rryma të forta ujore shumë te vështira për të parashikuar drejtimin”.

Zoti Kilvert është nisur tashmë në lundrimin 20 orësh për të marrë bijën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që aksidente të tilla detare ndodhin në zonën e Paqësorit të Papua New Guinea.

Në shkurt të vitit të kaluar një barkë me 12 pasagjerë u përmbys, duke i lënë ata në ujë për 32 ditë, nga të cilët mbijetuan vetëm katër persona.

FOTO GALERI
3/4
Babai i saj tha: "Në këtë zonë ka një seri vullkanesh nënujore të cilët mund të shkaktojnë rryma të forta ujore shumë te vështira për të parashikuar drejtimin”.

Top Channel