Stela dhe Çimi kanë një ‘ankesë’ për produksionin e “Për’puthen +40”/ Ja çfarë thotë kur pyetet për martesën

09/07/2021 14:26

Çimi dhe Stela, çifti i dytë i “Për’puthen +40” janë të ftuar sot në ‘Shqipëria Live’ ku janë duke rrëfyer eksperiencën e tyre në emision dhe daljen sigurisht.

Çimi ka pranuar se ka në plan një martesë me Stelën, por ende është shumë herët, ndërsa shtoi se si fillim kanë bërë vetëm një parti.

Po ashtu të dy ata kishin një ‘ankesë’ për produksionin, ndërsa theksonin se shumë pjesë që ata i konsiderojnë të mira nuk janë transmetuar dhe janë dhënë ato që mund të bëheshin meme në një të ardhme.

Rusi: Do martohesh Çimi, do bësh dasmë?

Çimi: Po pse jo, kisha thënë se nuk do gaboja më por, edhe një gabimi të falet në jetë.

Stela: Ka qenë ndryshe në kamera dhe jashtë saj. Nuk janë transmetuar shumë gjëra që doja unë.

Çimi: Na kanë prerë disa gjëra që ishin më interesante. Me ca gjëra bëhemi edhe meme. Jemi mësuar tani se lexoj ofendime çdo ditë.

Stela: Kur erdha në emision, një person filtrohet e njeh me të mira dhe të këqija. Kjo është një mënyrë e veçantë dhe aplikova kot në fillim. Me Çimin kemi pasur ngacmime si adoleshentë. Goca më thotë që i vetmi që të bën për të qeshur është Çimi.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA