47 vjeçarja vdes në trenin e zbavitjes pas gjakderdhjes së brendshme nga ‘forca e lëvizjes’ (fotot)

09/07/2021 17:51

Një grua 47 vjeçare e cila vdiq pas xhiros në një park trenash të shpejtë zbavitjeje në SHBA, kishte çarë një arterie dhe pësoi gjakderdhje të brendshme nga forca e madhe lëvizjes, thanë së fundmi mjekët ligjorë.

Dawn Jankovic ishte gjetur pa ndjenja pasi mbaroi xhiron bashkë me të birin në trenin “The Voyage”, në një park zbavitjesh në Indiana më 4 korrik.

Gruaja nga Ohio vdiq më vonë në spital por shkaku i saktë i vdekjes nuk ishte i qartë deri në publikimin e autopsisë.

Në raport mjekët shkruanin se vdekja e Jankovic nuk kishte ardhur nga shkaqe të jashtme të lojës së shpejtësisë që po kryente “por erdhi nga forca e përfshirë në të” shkruante rrjeti lokal The Indianapolis Star.

Mjekët listonin si shkaqe të vdekjes gjakderdhjen e brendshme të rëndë, çarjen e një arterieje të gjakut dhe forcën e trenit  të zbavitjes.

Forca e udhëtimit të trenit kishte shkaktuar plasjen e një arteries së brendshme torasike mbi zemër.

Parku i lojrave ka njoftuar një inspektim të lojrave të saj të shpejtësisë dhe thotë se është i vendosur për të operuar pajisjet e saj brenda standardeve të sigurisë.

Djali 17-vjeçar i viktimës, Gunnar Merker, tha se Dawn ishte një nënë e dashur dhe se kishte qenë mirë me shëndet para tragjedisë në trenin e shpejtësisë.

Babai i Gunnar, Gary, tha se ajo me të birin kishin qenë dhe herë të tjerë në parqe trenash të tillë.

FOTO GALERI
2/5
Ajo ishte gjetur pa ndjenja pasi mbaroi xhiron bashkë me të birin në trenin "The Voyage"

Top Channel