Mjellma baba merr bebet nën krahët e tij pas vdekjes tragjike të nënës (fotot)

08/07/2021 21:39

Një familje mjellmash janë bërë të famshme në luginën e lumit Charles në Boston, SHBA pasi çifti lindën plot shtatë bebe së bashku.

Por për fat të keq tragjedia goditi kur babai mjellmë mbeti “i ve” gati një javë pas lindjes së bebeve.

Mjellmat qëndrojnë çift për gjithë jetën dhe zakonisht ushqejnë me radhë të vegjëlit e tyre, por në rastin fatkeq nëna u sëmur dhe ndërroi jetë.

“Ajo rrinte me të vegjëlit dhe i mbronte ata, si një nënë shembullore që ishte për javën e parë të lindjes së bebeve. Por kur ngrihej në këmbë binte përsëri, nuk notonte dot drejt dhe çfarëdo që bënte sikur binte prapa”, thotë Zarco, një frekuentues i rregullt i parkut.


“Babai nuk i largohej asnjëherë. Kur zoçkat mjellma shkonin për të notuar, ai duket që nuk vendoste dot nëse të shkonte me to apo të qëndronte me nënën e sëmurë. Kur zyrtarët e kafshëve të Boston shkuan për ta ndihmuar ajo kishte vdekur”, shton ai.

Zarco shton: “Por babai duhet ta ketë ditur që kur që rrinte duke e shikuar nga larg. Ai vinte me shpejtësi përmes ujit për ta mbrojtur. Por kur zyrtarët e morën mjellmën e vdekur në krahë dhe e mbështollën me batanije, ai nuk lëvizi më, por me qetësi u ul në folenë e zockave dhe i mori në mbrojtje nën krahët e tij”.


Një veteriner nga Boston tha se nuk arrinte të kuptonte shkakun e vdekjes së mjellmës nënë.

Pa shoqen e tij, mashkulli tashmë duhet të bëjë të gjitha detyrat e prindërimit. “Ata duket se po e shtyjnë mirë. I shikojmë nëpër luginë, me babain që merr disa nga bebet në kurriz”.
“Shpendë të tjerë fluturojnë pranë tyre dhe babai bëhet menjëherë protektiv ndaj zogjve, është i adhurueshëm”.

Falë babait të tyre duket se shtatë bebet mjellma kanë një shans të mirë për t’u bërë të rritur, por për momentin ata duhet të jetojnë çdo ditë me kujdes e përgatitje.

FOTO GALERI
5/7
Por kur ngrihej në këmbë binte përsëri, nuk notonte dot drejt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA