Japonia ‘po hap varrin e saj’ me ofertën për mbrojtjen e Taivanit bashkë me SHBA, shkruan Pekini (fotot)

08/07/2021 16:04

Artikulli sugjeronte më tej se Japonia mund të kthehet në një shënjestër legjitime dhe të përballej me kundërpërgjigje nëse kalon ‘linjat e kuqe’ të Kinës.

Japonia “po hap varrin e saj” me ofertën për mbrojtjen e Taivanit nga Kina së bashku me SHBA, paralajmëronte sot Pekini në editorialin e gazetës shtetërore Global Times, duke shtuar se vendi është i pafuqishëm ndaj forcës ushtarake kineze dhe nuk do të përfshihej asnjëherë po të mos kishte mbështetjen e SHBA.

Paralajmërimi vjen pak pasi Japonia u zotua të bashkohet me SHBA në mbrojtjen e Taivanit nëse pushtohet nga Kina, pasi sipas Tokios, nëse kjo ndodhte, radhën më pas do ta kishet vetë Japonia.

Zv. kryeministri japonez Taro Aso tha dje se në këtë rast Taivani do të përbënte rrezik për qytetin japonez të Okinawa, sipas agjencisë vendore Kyodo.

“Nëse ndodh një problem madhor në Taivan, nuk od të ishte e tepërt të thuhet se kjo do të sillte panik dhe për Japoninë”, ka thënë Aso.

“Ne duhet të mendojmë se radhën më pas e ka Okinawa”, citohet të ketë shtuar ai sipas agjencisë Kyodo

Situata kërcënuese së cilës ai i referohej është një sulm i armatosur ndaj një vendi të huaj me marrëdhënie të ngushta me Japoninë që në fakt kërcënon dhe vetë atë.

Komentet e Aso kanë zemëruar Pekinin, i cili e konsideron Taivanin si territorin e tij.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha në konferencën e rregullt të shtypit se komentet e Aso kanë dëmtuar themelin politik të marrëdhënieve Kinë-Japoni, dhe se Kina i kundërshton ato me forcë.

“Asnjë nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e popullit kinez dhe aftësitë e tij të shkëlqyera për të mbrojtur sovranitetin kombëtar”.

FOTO GALERI
2/3
Japonia u zotua të bashkohet me SHBA në mbrojtjen e Taivanit nëse pushtohet nga Kina

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA