Rrufeja vret dy motrat, plagos të tretën gjatë shëtitjes familjare në Norvegji (fotot)

07/07/2021 17:28

Dy motra u vranë, ndërsa një e tretë mbeti e plagosur rëndë pas goditjes nga rrufeja teksa bënin një shëtitje familjare në natyrë në Norvegji.

12 vjeçarja Victoria dhe motra e saj 18 vjeçare Benedicte Myrset, u kapën nga stuhia te dielen pasdite, teksa ecnin në rajonin malor të Hareid të dielën në brigjet perëndimore të Norvegjisë.

Një motër e tretë e cila nuk është emëruar, por ecte me to dhe mbeti e plagosur rëndë nga rrufeja.

Ajo u transferua në spitalin rajonal dhe më tej në spitalin e Bergen, ku mbetet ende.

Tre motrat nga Oslo, po shëtisnin pranë malit Melshorn kur ndodhi incidenti tragjik. Vendi është i njohur si pikë bukurie natyrore.

Zyrtarët kishin nisur një operacion kërkim-shpëtimi kur një grua që ishte me tre motrat dha alarmin pasditen e djeshme, duke thënë se të treja ishin vrarë nga rrufeja.

Një mjet ajror ambulancë u dërgua në skenë, i cili rekuperoi trupat e Victoria dhe Benedicte, si dhe dërgoi motrën e tyre në spital për trajtim.

Kryebashkiaku vendas Brent Brandal tha në një deklaratë se ngjarja ishte një event tragjik, dhe që nuk mund të parashikohej pasi mori ndryshoi shumë shpejt.

Rrjeti norvegjez NRK thoshte se më shumë se 800 goditje rrufejeje ishin regjistruar në zonë pasditen e të dielës.

Kryebashkiakja e Oslo, Marianne Borden tha se mendimet e saj ishin me vajzat dhe familjarët e tyre.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel