Gruaja bie drejt vdekjes nga 30m në vendin panoramik ku festonte ditëlindjen e 33-të (fotot)

07/07/2021 16:53

Një grua e re ka rënë tragjikisht nga një shkëmb drejt vdekjes së saj, teksa festonte ditëlindjen në Australi.

Fernanda Morella po shijonte ditëlindjen e 33-të kur ra nga shkëmbinjtë e famshëm në Kangaroo Point në Brisbane.

Shërbimet e emergjencës u thirrën pasditen e djeshme kur Fernanda, me origjinë nga Brazili, u gjet në rrëzë të faqes shkëmbore.

Megjithë përpjekjen e mjekëve për ta risjellë në jetë, ajo u shpall e vdekur në skenën e ngjarjes.

Policia e Queensland pop hetojnë rrethanat e vdekjes së saj, e cila besohet se ishte një aksident dhe jo vetëvrasje.

Humnerat e Kangaroo Point janë një pikë tërheqëse turistike në qendër të qytetit me pamje nga lumi i Brisbane.

Homazhe të shumta bëheshin online nga të dashurit që e kujtonin Fernanda si një “person të dashur”.

Një prej tyre shkruante: “Nuk mund ta besoj! Një person aq i ndjeshëm dhe i dashur. Mikesha ime ra dhe teksa shihte perëndimin dhe nuk u zgjua më”.

FOTO GALERI
3/6
Policia e Queensland pop hetojnë rrethanat e vdekjes së saj, e cila besohet se ishte një aksident dhe jo vetëvrasje.

Top Channel