Emergjenca e zjarreve në Korçë/ Në Vithkuq prej 3 ditësh digjet maja e Jankës
05/07/2021 15:12
Maja e Jankës, në fshatin Vithkuq të Korçës vijon të jetë nën “pushtetin” e flakëve. Prej më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre.
Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.
Terreni është i vështirë për ndërhyrje ndërsa deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre. Ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore në mënyrë që të neutralizohen flakët për të shamagur avancimin e tyre në zonat përreth.
Top Channel