Baku publikon pamjet e ‘vullkanit të baltës’, në flakë në detin Kaspik (fotot)

05/07/2021 19:45

Autoritetet në Azerbaixhan publikuan sot videon e rrallë te një “vullkani balte” në aktivitetet, disa orë pasi imazhet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqnin me alarm një zjarr të madh që digjej në detin Kaspik, pranë impjanteve energjitike.

Sipas autoritetetve në Baku, vullkani nuk është një kërcënim për impjantet detare të naftës e gazit, dhe as për jetën njerëzore.

Shpërthimi i sotëm ndodhi 10 km larg fushës së mbledhjes së gazit të lëngshëm të grupit Umid, 75km larg brigjeve të kryeqytetit azer Baku, tha zëdhënësi i kompanisë shtetërore të naftës Ibrahim Ahmadoc.

Zjarri vazhdon ende të digjet por nuk ka kërcënim për jetën apo impjantet.

Vullkanet e baltës janë të ngjashme me vullkanët normalë por nuk lëshojnë llavë.

Ata shkaktohen nga përzierja e ujit me shkëmbinjtë e mineralet, që marrin flakë pas daljes në sipërfaqe.

Nuk është ende e qartë sesi ndizet në mënyrë natyrale kjo përzierje, por besohet se vjen nga shkendijat e përlasjes se gurëve shkëmborë.

400 nga rreth 1,000 vullkane balte të botës, gjenden në Azerbaixhan.

I njohur ndryshe si “Toka e Zjarrit”, Azerbaixhani njohet për burimet e pasura të naftës dhe gazit natyror.

Eksploratori i famshëm i shekullit të 13-të, Marco Polo i ka përmendur vullkanet e baltës në kujtimet e tij.

Ndërsa gjeofizikanti australian Dr Mark Tingay, thotë:

“Vullkanet e baltës në Aerbaixhan janë nga më të mëdhenjtë e më të dhunshmit në botë. Mesatarisht disa vullkanë balte shpërthejnë në vit, dhe disa prej tyre shoqërohen me zjarre të mëdha”.

FOTO GALERI
2/7
Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqnin me alarm një zjarr të madh që digjej në detin Kaspik, pranë impjanteve energjitike.

Top Channel