Plehrat e BE-së ‘pushtojnë’ rrugët e Turqisë jugore/ Ankaraja vendos: Ndalohet importimi i shumicës së mbetjeve plastike!

04/07/2021 12:55

Ankaraja ka ndaluar importet e shumicës së mbetjeve plastike, pasi grupi mjedisor ka zbuluar eksportimin e tyre, disa ndoshta të paligjshme, nga Britania dhe Gjermania. Sipas grupit mjedisor importet kanë krijuar “male” të plehrash në Turqinë e Jugut.

Grupi mjedisor tha se ekipet e tij vizituan 10 vende në provincën Adana dhe gjetën mbeturina plastike, shumica ose të djegura ose në djegie e sipër, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe vendet e tjera të BE.

“Mbetjet ishin lënë në anë të rrugëve, në fusha ose pranë burimeve të ujit”, thuhej në një raport botuar të hënën.

Ministria e Tregtisë së Turqisë, tha të martën, se hoqi plastikën e polietilenit, të përdorura në çanta pazari dhe shumë forma paketimesh, nga lista e polimerëve të lejuar në vend që nga 3 korriku, duke zyrtarizuar një ndalim që kishte planifikuar të fuste.

Ndërsa ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum tha se doganat do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për të zbatuar ndalimin.

Teksa mirëpriti ndalimin, Murat Bakan, një ligjvënës nga Partia Popullore Republikane (CHP) kryesore e opozitës, i tha Reuters se qeveria kishte vendosur  ndalimin e importeve sepse nuk mund të mbikëqyrë siç duhet riciklimin.

Eksportimi i mbetjeve plastike është i paligjshëm nëse nuk është i destinuar për riciklim ose djegie në një impiant për shndërrimin e energjisë.

“Mallrat e bëra nga plastika, përfshirë çantat plastike të blerjes, duhet të riciklohen shpejt, zakonisht brenda një muaji, përndryshe ato bëhen të pa riciklueshme, duke i bërë ato të paligjshme nëse eksportohen të përziera me materiale standarde të pa riciklueshme”, tha Greenpeace.

Grupi i ekspertëve tha se ndalimi turk shënoi një moment historik.  Turqia është destinacioni kryesor i Mbretërisë së Bashkuar për eksportet e mbetjeve plastike, duke marrë rreth 210,000 ton, ose 30% të totalit, në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare.

Manfred Santen, një kimist në Greenpeace Gjermani, tha se ishte “e tmerrshme” të shihje mbeturinat plastike gjermane që digjeshin në rrugët turke dhe i bëri thirrje Berlinit t’i merrte ato përsëri.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA