U dëmtua ndaj Zvicrës, Sarabia humb gjysmëfinalen me Italinë

03/07/2021 22:44

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Pablo Sarabia ka qenë një nga titullarët e Spanjës deri në këtë fazë të Kampionatit Europian, por me shumë gjasa do të detyrohet ta mbyllë para kohe eksperiencën e tij në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinent.

Sulmuesi anësor u dëmtua në ndeshjen me Zvicrën dhe sipas mediave spanjolle, nuk do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen ndaj Italisë në “Wembley”, ndërsa trajneri Luis Enrique duket se do t’i besojë fantazistit Dani Olmo në vendin e tij.

Dëmtimi muskulor i pësuar ndaj helvetëve duket se rezultoi më i rëndë nga sa dukej dhe gjasat janë që Sarabia të mos rikuperojë dot as për finalen, gjithmonë nëse Spanja ia del të eliminojë Italinë në Londër.

Megjithatë edhe “të kaltrit” do ta kenë një mungesë të sigurt për përballjen me spanjollët, pasi mbrojtësi Leonardo Spinazzola ka dëmtuar tendinën e Akilit dhe do të mungojë rreth 6 muaj, duke mbyllur para kohe Europianin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA