“Të mos bëhemi gazi i botës”/ Shqipja debaton me Rolandin: Unë lëviz me autobus linje, nuk e ul hundën për kacidhe

03/07/2021 19:01

Shqipja ka debatuar me Rolandin, i cili ishte në lidhje Skype duke diskutuar rreth krisjes së marrëdhënies së tyre.

Shqipja nisi të tregonte detaje nga ditëlindja e saj dhe përmendi faktin që Rolandi nuk i ka dhuruar asgjë. Pas ndërhyrjeve të Çimit, Shqipja theksoi se nuk pret asgjë nga askush dhe nuk e ul hundën, ndaj lëviz me autobus linje.

Roland: Të ngeli hatri për një shishe uji. Shqipe e lëmë këtu të mos bëhemi gazi i botës.

Shqipja: Kur të thërrita ty për ditëlindje, kur më erdhe më pas me vëllain e të gjitha, shpenzimet janë të mia se dhe vëllai me nusen e vajzën nxitonin dhe pagesën e bëri ai dhe një lule apo shami nuk ma solle. Të gjitha këto i kalova me qetësinë më të madhe.

Roland: A të thashë që jam i zënë dhe nuk kam kohë se kishim probleme familjare.

Shqipja: Po pra nuk e dija që kishin ardhur për një rast vdekjeje.

Roland: Që në start, thashë që do rrimë vetëm 2 minuta.

Çimi: Po sa herë të ka marrë ai me makinë nuk i kujton ti.

Shqipja: Vetëm 2 herë më ka ardhur. Herët e tjera kam ardhur dhe ikur me autobus linje. Nuk e ul hundën unë për miliona, jo më për kacidhe.

Roland: Shqipe para se të iki për pushime, do të jap një kafe a një drekë dhe bashkë me të ujë.

Shqipja: Zëre se e ke bërë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA