Rrëfimi i 4 dëshmitarëve të drejtësisë për Antimafian Italiane/ Detaje të reja, si u ble skafi “Fidel 3”

03/07/2021 11:12

Anila Hoxha zbardh detaje të tjera nga rrëfimi i katër dëshmitarëve të drejtësisë që kanë folur për antimafian italiane, që I përmbledhur dhe me prova të tjera në dosjen e  narkotrafikut dhe hetimi në skuadër të përbashkët solli caktimin e 28 masave arresti në Shqipëri.

Njëri nga katër dëshmitarët e drejtësisë për të cilët Top Channel raportoi një  ditë më parë është  shtetasi Elton Hamzai . Sipas burimeve të Anila Hoxhës dëshmitari I mbrojtur dëshmon se kishte marrë në atë kohë garancinë e policisë lokale  për kultivimin e bimës narkotike , transportimin në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar  deri ku ngarkohej me mjetin lundrues për tu shpërndarë më pas në qytetet e Barit, Brindizit, Torinos , Alesandrisë.  Për çdo rrugë transportohej me gomone oqeanike sipas dëshmitarit të drejtësisë ngarkesat prej nëj tonë  drogë, teksa I dyshuari Ilirian  Ducellari sipas dëshmitarit kishte blerë në Greqi një gomone të përmasave të mëdha të quajtur Fidel 3.

Në njjë kapitull të gjatë sipas të dhënave të gazetares Anila Hoxha bëhet me dije se  rreth 1200 kilogramë marijuanë u sekuestrua në Molfeta në datën 8 mars 2016  , teksa droga vinte nga platancionet shqiptare që e zhvendosnin drogën në depot e improvizuara enkas në zonën e Corovodës për sipërfaqet e mbjella atje dhe në zonën e Vlorës dhe Tepelenës. Dëshmitari I drejtësisë tregon se mori pjesë për rreth dy vjet  në grupet kriminale të drogës nga vitit 2014 deri në 2016 , ashtu si edhe dëshmitarët e tjerë të drejtësisë Donial Drolli dhe  Mariglen Shusha  . në një rast I penduari Drolli ka marrë përsipër rolin e shoqëruesit  dhe garantit të ngarkesës   për të mos lejuar që ngarkesa të vidhej nga persona të tjerë skafistë – thanë burimet për Anila Hoxhën që cituan dëshminë e të penduarit. Angazhimi I dëshmitarit në platancionet e Corovodës  kulmoi në 2016  ku dëshmitari përgjatë dative 16 dhe 17 dhjetor 2016 ngarkoi dhe shkarkoi drogën dhe realizoi trafikimin për llogari të personit që thirrej Daja , thënë ndryshe Lani  apo ilirian Ducellari. Dëshmitarët e drejtësisë fundosin edhe punonjësin e bashkisë së Kavajës të arrestuar në trafik , të cilin ata e takuan në spital ku edhe ruhej nga policia mbasi ai ishte arrestuar dhe mbahej në këqyrjen e policisë.

“Policia na lejoi ta takonim dhe të bisedonim me të dhe gjendja e tij shëndetësore dukej e mirë” kujton dëshmitari I katërt i drejtësisë që gjatë asaj bisede foli me të arrestuarin në spital për pazaret dhe ngarkesën e marijuanës, raporton Anila Hoxha.

Dëshmitarët e drejtësisë fundosin gjithashtu oficerë policie që dhe dy ish truprojat e ish ministrit të brendshëm që sipas dshmitarëve kanë rol aktiv në kultivimin e drogës në zonën e Memaliajt e gjithashtu dhe në trafikimin e mbi 1016 kilogramë hashash nga Shqipria drejt Italisë. Kjo ngarkesë iu sekuestrua nga italianët skafistëve  Fiqiret Sferei dhe Ferhat Ajdini, po ashtu mes personave që folën dhe hapën kutinë e zezë.

Dëshmia e të penduarit tjetër Seferi:

“Malton lleshi vuri bombën tritol  në një tavolinë të klubit të Ajdinit- mësohet të ketë rrëfyer mes shumë të dhënave i penduari  Fiqiret Seferi. Burimet e Anila Hoxhës pranë Spak tregojnë se si Lleshi kreu atentatin  vjeshtën e 2016 mbasi pretendonte  shumën prej 50 mijë euro”

“Ajdini kishte bërë llafe me Lleshin për lekët, spostuam tavolinën larg dhe shpërtheu pa bërë dëme. Para pas ditsh erdhën shokët e Maltonit dhe thanë që e kishte bërë ai  sepse donte lekët e drogës së sekuestruar nga  DIA në bari në datën 5 shtator 2016. Pingio e mori Lleshin dhe e qortoi , por Lleshi donte gjithmonë lekët nga mua ose Ajdini”,  thotë I mbrojturi i drejtësisë sipas Anila Hoxhës.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA