“Jemi të njohurit e tu”, si u mashtrua 70-vjeçari me inteligjencë artificiale dhe iu morën 100 mijë euro
Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje.
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 të datës 24 gusht 2026, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 18 vatra të raportuara, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje.
Në operacionet e sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin ndërhyrjet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 2 helikopterë.
Vëmendja kryesore mbetet në Malin e Dajtit, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të FA-së, 30 zjarrfikës dhe mbështetje nga ajri me helikopter; pavarësisht terrenit të vështirë, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Pukë, situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm: zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes. Në zonë janë angazhuar forca vendore, vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete dhe 1 helikopter.
Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa zjarri në Bërshi është shuar plotësisht.
Në Qarkun Lezhë, vatrat në Lufaj dhe Shtuf janë deklaruar të fikura, ndërsa Kalivaçi dhe zona e Tenës mbahen nën mbikëqyrje.
Në Elbasan dhe Vlorë vijon monitorimi i disa vatrave pa rrezik për banesat, ndërsa një vatër e re aktive është raportuar në malin e Luzatit, Tepelenë, ku po ndërhyjnë strukturat zjarrfikëse vendore.
Top Channel