Vetëvrasja e çiftit britanik/ Ditë para vdekjes policia u kishte kontrolluar shtëpinë në hetimet për pornografi të miturish (fotot)

02/07/2021 20:35

Një çift i martuar ushtarakësh në Britani që ndërruan jetë pas një pakti vetëvrasjeje, disa ditë para vdekjes u ishte kontrolluar shtëpia nga policia gjatë hetimeve për pornografi të miturish, zbulonin sot mediat vendase.

Oficerët që kontrolluan shtëpinë e Peter McGuinness, 54 vjeç, dhe bashkëshortes Deborah, 49-vjeçe, kishin sekuestruar një seri aparatesh gjatë kontrollit të tyre më 29 korrik të vitit të kaluar.

Më 2 gusht çifti kishin vdekur të helmuar nga monoksidi i karbonit në makinën e tyre, duke lënë shënime emocionale për vetëvrasjen, ku thuhej se “asnjëri nuk bën dot pa tjetrin”.

Miqtë e familjarët e tyre ishin shtangur nga lajmi i vdekjes, që erdhi disa ditë pasi çifti kishin organizuar nje feste për miqte në shtëpinë e tyre.

Zoti McGuinness raportonte se vuante nga depresioni e stresi post-traumatik prej shërbimit të gjatë në luftërat e Irakut e Afganistan, ndërsa gruaja e tij nuk kishte histori semundjesh mendore.

Oficerët thanë se në kontrollin e baneses se Mrs McGuinness nuk u bënë arrestime por një numër aparatesh u sekuestruan, pa dhene detaje te metejshme.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/07/01/cifti-britanik-i-ushtarakeve-nderrojne-jete-mes-paktit-te-vetevrasjes-pas-festes-per-miqte-fotot/

FOTO GALERI
2/7
Një çift i devotshëm ushtarakësh britanikë, kanë vrarë veten pasi kishin organizuar festën finale për miqtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA